CoVid-19 - Të infektuar

Dalin rezultatet e 304 mostrave për COVID-19, shifra alarmante të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 114 raste të reja me COVID-19.

“Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKShPK,

Po ashtu sot janë shëruar edhe 117 persona nga coronavirusi.

“Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296”, është bërë e ditur më tej.

Kurse, komuna më e prekur me rastet e reja është Ferizaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.