LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog

Në fshatin Gurakov të Istogut, u gjet pa shenja jete një person.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi deklaroi se viktima u gjet në varrezat e fshatit.

“Policia është njoftu se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen, tash kanë dalë njësitë kompetente, ta shofim çka ka ndodh”- deklaroi Gashi për KALLXO.com.