Vdekja e një personi në Istog, Prokuria jep detaje
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për KALLXO.com, se trupi i pajetë i një personi, i gjetur në fshatin Gurakoc të Istogut më 24.03.2024, u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pasi të pranojmë raportin do mësojmë rreth shkaqeve të vdekjes së të ndjerit”, deklaroi Nikçi.
Gjetjen e trupit të pajetë në varrezat e fshatit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftu se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen, tash kanë dalë njësitë kompetente, ta shofim çka ka ndodh”- deklaroi Gashi për KALLXO.com më 24.03.2024.
Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog