Hashim Thaçi në Hagë Foto: VOA

Thaçi: Nesër flas për katër ditët e kaluara në Hagë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se nga Haga ka arritur në Tiranë para pak minutave.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Ai tutje ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesër do të flas për ditët e kaluara në Hagë.

“Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti i vendit u intervistua për katër ditë radhazi nga Gjykata Speciale, pasi në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte.

Thaçi nga Haga: Ky është çmimi për liri