Foto: KALLXO.com

Thaçi nga Haga: Ky është çmimi për liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë për intervistim.

Thaçi deklaroi se është i gatshëm për këtë sfidë dhe se ky është çmimi për liri.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Unë i gati të përballem me sfidën e re dhe ta arrijë për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim. Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është storje suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me SHBA-në”, tha Thaçi para gazetarëve.

Para selisë së Speciales kanë dal disa shqiptarë për të protestuar kundër propozim-aktakuzes së ngritur ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ata shihen duke mbajtur pankarta “This is racism” apo “ Kjo është racizëm”, gjithashtu dëgjohen kënduar këngë dhe duke thirrur UCK.

Në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte.