Qeveria Hoti

Të premten pritet të zhvillohet seanca për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se të premten pritet të mbahet një seancë e re për raportimin e 100 ditëshit të qeverisjes nga Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Osmani gjatë një konference për media tha se kjo seancë do të ketë vetëm një pikë të vetme, raportimin për 100 ditëshin.

“Ne sot kishim një dakordim të kryesisë për këtë senace se deri tashmë nuk kemi pas konfirmim nga Zyra e Kryeministrit. Por sot kishim një dakordim që nëse data 9 tetor të jetë data për këtë raportim. Sipas të gjitha gjasave mund të kemi të premten seance me vetëm këtë ditë në rend të ditës”, tha Osmani.