Konferenca e Lëvizjes FOL

Lëvizja FOL: Qeveria Haradinaj, Hoti e Kurti 1 nuk kanë respektuar afatet ligjore për deklarimin e pasurisë

Lëvizja FOL ka publikuar raportin “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti”, ku thonë zyrtarët e lartë publik të këtyre 3 qeverive kanë dështuar t’i respektojnë afat ligjore për deklarimin e pasurisë.

Mexhide Dumolli drejtoreshë e Lëvizjes “FOL”, tha së bazuar në të gjeturat e tyre, Agjencia Kundër Korrupsion ka dështuar.

“Kjo agjenci ka dështuar, kemi numër të madh të ministrave, zëvendësministrave që nuk e kanë deklaruar pasurinë” tha ajo.

Albana Hasani hulumtuese në “FOL” tha se Qeveria Haradinaj, Hoti e Kurti 1 nuk kanë respektuar afatet ligjore për deklarimin e pasurisë.

“Nga 131 zëvendësministrat/ministrat e Qeveris Haradinaj vetëm 62 nga ta kishin respektuar afatet ligjore për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këtë pozitë po asnjë nga ta nuk ka deklaruar pasurinë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare” tha ajo.

“Ndërsa sa i përket Qeverisë Kurti 1 nga 45 zëvendësministrat/ministrat e kësaj qeverie, vetëm 20 nga ta e kanë respektuar afatet ligjore për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këtë pozitë” tha ajo

Ajo shtoi se nga 45 zëvendësministrat/ministrat e Qeverisë Kurti 1, 15 nga ta deklaruan pasurinë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare.

Sa përket Qeverisë Hoti edhe në këtë qeveri më shumë së gjysma e zyrtarëve nuk kanë respektuar afatet ligjore për deklarimin e pasurisë.

“Nga 77 zëvendësministrat/ministrat e Qeveris Hoti vetëm 32 nga ta kishin respektuar afatet ligjore për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këtë pozitë po asnjë nga zyrtarët e kësaj qeverie nuk ka deklaruar pasurinë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare” thuhet në raport.

Mexhide Dumolli drejtoreshë e Lëvizjes “FOL”, tha se viti 2020 është karakterizuar me ndërrim të qeverive gjë që e cila ka shërbyer si sfidë për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik.

Lëvizja FOL në raportin e publikuar ka sjell disa rekomandime për Ligjin e ri për Deklarim të Pasurisë.

Të përcaktohen më qartë procedurat e deklarimit të pasurisë, të largohet kategoria e mjekëve, profesorëve dhe asistentëve universitar nga lista e subjekteve deklaruese të deklarimit të pasurisë, të largohet mundësia e pranimit të dhuratave të rastit nga zyrtarët politik, të ashpërsohen masat ndëshkimore ndaj personave që nuk e deklarojnë pasurinë, janë disa nga rekomandimet e Lëvizjes FOL.