Të enjten, Çeku ballafaqohet me komunitetin teatror

Të enjten (23.12.2021) e ardhshme, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të përballet në debat me komunitetin teatror në vend.

Debati në mes të Çekut dhe komunitetit teatror do të mbahet në Kino “ARMATA” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Përmes një njoftimi, MKRS bën të ditur se debat mbahet në kuadër të debateve që ministri është duke zhvilluar me komunitetet artistike.

“Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave. Diskutimi i pestë do të fokusohet në fushën e teatrove”, thuhet në njoftim.