inistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla: Duhet të jemi të përgatitur për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike

“Duhet të krijojmë gjenerata të reja profesionale që na ndihmojmë të përballemi me sulme kibernetike”. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në Konferencën për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber Zero”, e cila më 04.03.2024 ka filluar edicionin e 8-të.

“Sulmet kibernetike ruse në Ukrainë, para dhe gjatë agresionit rus tregojnë për fuqinë që ato kanë”, tha ai, në hapje të këtij edicioni, në të cilin morën pjesë edhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve e kompanive vendore e ndërkombëtare.

Ministri Sveçla deklaroi se konferenca të tilla janë shumë të rëndësishme për të ndarë eksperiencat, meqenëse të gjithë janë dëshmitarë të një zhvillimi të paparë teknologjik, sidomos në teknologjinë digjitale, e cila sipas tij e ka ndryshuar mënyrën e jetesës, punës dhe qeverisjes.

“Hapësira kibernetike na ka shpërfaqur rrezikun që vije nga individë, grupe kriminale si dhe nga akterë shtetëror” – tha ministri.

I pari i MPB-së theksoi se duhet të jemi të përgatitur dhe të mbrojtur nga këto sulme.

“Qeveria e Kosovës ka vizion që të krijoj mjedis kibernetikë të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë” – u shpreh Sveçla.

Tanzer Abazi, kryetar i Bordit në Shoqatën Shqiptare Kibernetike, gjatë kësaj konferenca tha se e gjithë puna e palodhshme është bërë fal një ekipi që kanë punuar në vazhdimësi, e të cilët ai i falënderoi.

Tutje Abazi tha se siguria kibernetike nuk ka kufij.

Ndërsa zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Kosovës tha se është kënaqësi për të që është pjesë e kësaj konference.

Judd tha se ky projekt nuk ka përfunduar ende, prandaj tha se dëshiron që t’i motivoj të gjithë që t’i bashkohen trajnimeve në fushën e sigurisë kibernetike.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën në këtë drejtim” – u shpreh zëdhënësja.

Në anën tjetër ish kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç ndau një eksperiencë të vendit prej nga ai vjen lidhur me sulme të tilla.

“Për fat të keq Mali i Zi ka pas një sulm jashtëzakonisht të madh në gusht 2022 e që vazhdoj edhe në shtator të po të njëjtit vit. Në të ardhmen jam i bindur që kemi me pas ende probleme nga sulmi në 2022, as ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë arritur ta gjejnë  saktë se kush e ka bërë sulmin” – tha Abazoviç.

Tutje ish-kryeministri tha se duhet të rritet siguria sa i përket sulmeve kibernetike.