Skenderaj, arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje
Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht një tjetër person në Skenderaj.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, e cila thekson se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, sipas forcave të rendit, nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gaz, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.
“Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”- thuhet në njoftim.
Arrestimi ka ndodhur rreth orës 11:30 ndërsa rasti është inicuar si – lëndim i rëndë trupor, dhe – armëmbajtje pa leje.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi edhe Shpend Fazliu zëdhënës i Spitalit të Mitrovicës.
“Rreth orës 12:00, është sjellë një i lënduar. Pas trajtimit emergjent, është transferuar në QKUK, për konsultime me neurokirurgun”- theksoi Fazliu.