Takimi në mes drejtori të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe komandantit të KFOR, Jason Baker më 05.04.2024, Foto: Policia e Kosovës

Siguria, drejtori i Policisë së Kosovës takoi komandantin e KFOR-it

Policia e Kosovës ka njoftuar se udhëheqësi i tyre i përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha me bashkpunëtorë, ka pritur në takim komandantin e Komandës Regjionale Lindje të KFOR-it Kolonelin Jason Baker dhe stafin e tij, më 05.04.2024.

Sipas Policisë, qëllimi i mbajtjes së këtij takimi mes Hoxhës dhe komandantit të KFOR-it, ka qenë diskutimi për sigurinë në Kosovë.

Përveç kësaj, Policia njofton se të dy udhëheqësit e trupave të sigurisë në Kosovë u siguruan se do të punojnë në ofrimin e sigurisë në të gjithë vendin.

“Takimi është mbajtur në lidhje me sigurinë në vend si dhe qështje të tjera me interes të përbashkët. Zotëri Hoxha e falenderoi zotëri Baker për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe të dyja palët u siguruan se do të punojnë edhe me tutje me qëllim të ofrimit të sigurisë në të gjithë vendin” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 05.04.2024.