Shpërthim në një lagje në Prishtinë, Policia jep detajet

Gjashtë vetura janë dëmtuar nga një shpërthim që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Prishtinë (12.04.2024).

Sipas dyshimeve të policisë, mjeti që dyshohet se ka shpërthyer ka qenë një granatë dore. 

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se rreth orës 07:00, sot më 12.04.2024, është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

“Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- thotë Policia për KALLXO.com. 

Në lidhje me këtë rast janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera për të zbardhur rastin.