Shoqërohet një person në polici, dyshohet për fotografim vote në Kamenicë
14.11.2021 - 14:22
Një person në Kamenicë është shoqëruar në stacion policor nën dyshimet për fotografim të votës.
Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai konfirmoi se një person është shoqëruar për në stacion policor dhe se rasti ka ndodhur në në objektin e Gjimnazin në Kamenicë.
KALLXO.com tutje mëson se përveç policisë, prokurori kujdestar i caktuar për monitorim të zgjedhjeve është duke trajtuar rastin.