Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK. Foto: REL

Shkarkohet Basri Sejdiu, Drejtor i ShSKUK-së

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu është shkarkuar me vendim të bordit të këtij institucioni.

Sipas burimeve të KALLXO.com, brenda ShSKUK-së, Sejdiu është shkarkuar për arsye të shumta të menaxhimit të Shërbimit Spitalor.

Sipas burimit, në vend të Basri Sejdiut është emëruar infektologu Valbon Krasniqi si ushtrues detyre.

Kujtojmë se dje kanë vdekur gjashtë pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive për arsye ende te paqarta.