U.d. e ministrja e Shëndetësisë viziton Klinikën e Onkologjisë

 

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku sot ka bërë vizitën e parë që nga marrja e pozitës.

Ajo ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, në ndër të muajit të ndërgjegjësimit të muajit të kancerit të gjirit.

“Sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë, vetëm në nëntë muajt e fundit janë trajtuar rreth 400 gra me kancer të gjirit të moshës mbi 50 vjeç”, ka thënë ajo.

Tutje, u.d. ministrja e Shëndetësisë shtoi se asnjë nga pacientët e kësaj klinike, të cilët edhe kanë qenë të prekur nga COVID – 19  nuk kanë përfunduar me fatalitet.

“Si Ministri e Shëndetësisë do të ofrojmë mbështetjen tonë që luftën kundër kancerit në Kosovë ta bazojmë në një program nacional që zbaton udhërrëfyes dhe protokolle moderne”, ka thënë Gexha – Bunjaku.

Sipas Gexha – Bunjakut në QKUK dhe në Spitalet e tjera të përgjithshme është aparatura e nevojshme dhe mamografia.

Tutje, ajo inkurajoi edhe Komunat të cilat nuk mamograf, të sigurojnë atë.

“Ne do të bëjmë një hartizim të kapaciteteve të mamorgafisë si shërbim në nivel vendi për të siguruar qasjen e pacientit në qendër, pra që shërbimi i mamografisë të jetë sa më afër pacientëve”, tha ajo.

Në këtë vizitë ka morri pjesë edhe drejtori i ShKSUK-së, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se kjo klinikë edhe përkundër faktit që ka qenë gjendja e pandemisë, ka arritur që për herë të parë t’i fillojë me shërbimet e psikologjisë dhe fizioterapisë për pacientët e prekur nga kanceri.

“Këtë vit kemi arritur që ta funksionalizojmë edhe aparaturën e re të radioterapisë dhe tani në ditë kryhen rreth 150 shërbime të tilla”, ka vazhduar ai.

I njëjti ka treguar se fal investimeve që janë bërë dhe përkrahjes së donatorëve këtë vit është arritur që të fillohet me procedurat e diagnostikimit të hershëm të kancerit, në veçanti të atij të gjirit, pra në fazën zero.

Krasniqi tregoi se nga java e ardhshme do të funksionalizohet edhe mamografia mobile në komunat të cilat nuk e kanë mamografin.

“Situata epidemiologjike më COVID na mundëson, nga java e ardhshme do të fillojmë me mamografi mobile”, ka thënë ai.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi tha se në këtë klinikë janë identifikuar rreth 300 gra me kancer të gjirit.

“Ka dominim të grave të moshës mbi 50 vjeç”, ka thënë Kurteshi.

I njëjti tregoi se këtë vit dhe vitin e kaluar është rritur numri i grave të cilat identifikojnë kancerin e gjirit në fazën e parë ose të dytën.

“Kjo jep shpresë për një trajtim më të mirë dhe për një jetëgjatësi më të madhe të pacientëve”, ka shtuar ai.