Sekuestrohen 24 thika në Merdarë

24 thika janë sekuestruar në Merdarë nga Policia e Kosovës.

Policia Kufitare derisa ishte duke realizuar detyrat e saj për menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, të dielën e 3 dhjetorit rreth orës 09:30 duke kontrolluar një autobus ka hasur në 24 armë të ftohta (thika).

Autobusi i tipit “Mercedes” kishte targa vendore.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” kurse thikat janë sekuestruar.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt kurse hetime tjera me rastin janë në proces.