Rishpallet edhe njëherë konkursi për Bordin e Trustit

Komisioni për përzgjedhjen e Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës -Trust, ka bërë të ditur se ka rishpallur edhe njëherë konkursin për këto pozita.

Përmes një njoftimi, ky Komision ka bërë të ditur se konkursi është për pesë anëtarë profesionalë, 1 anëtarë përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve.

Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023 në ora 16:00, ndërsa informatat e plota rreth konkursit mund t’i gjeni KËTU.

Në anën tjetër, konkursi i fundit që ishte anuluar ishte vlerësuar se kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Vendoset që konkursi për bordin e Trustit të rishpallet edhe njëherë