Ndëshkimet dhe procedurat për Tatimet në Paga në Kosovë

Bizneset mund të gjobiten e puntorë të ndodhen në situata jo të mira nëse për ta nuk paguhen tatimet dhe kontributet pensionale.

Procedurat e deklarimit të kontributeve në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Trustin Pensional është e thjeshtë ndërsa ndëshkimet për mosrealizimin e këtij obligimi janë të mëdha.

Duke lexuar rregullat e mëposhtme mësoni për këto procedura

Obligimi për të deklaruar

Ligji i punës parasheh që për secilin punëtor, punëdhënësi duhet të ketë kontratatë të nënshkruar me të punsëuarit. Në kontratë të punës përcaktohet pozita e punës, detyrat e punës, data e fillimit, afati i punës, kompenzimi dhe çështje tjera nga marrëdhënia e punës.

Për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin t’a deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Pra, punëdhënësi duhet të lidhë kontratë të punës me secilin të punësuar, ta deklarojë të punësuarin në Administratën Tatimore të Kosvës dhe t’ia paguajë kontributin pensional.

Si bëhet deklarimi/regjistrimi i punëtorëve?

Punëdhënësi përmes deklarimit të listës së pagës mujore përmes sistemit elekronik EDI, përmes ueb-faqes së ATK-së, bën deklarimin e punëtorëve në ATK. Deklarimi i deklarimi i pagave dhe pensioneve bëhet përmes sistemit elektronik EDI të ATK-së.

Tatimi në paga dhe pensionet deklarohen çdo muaj, përkatësisht më së voni deri me datën 15 të muajit vijues për muajin paraprak, psh. pagat e janarit deklarohen më së voni deri me 15 shkurt.

Punëdhënësi duhet të kontribuojë 5% në pagën bruto të punëtorit në emër të punëtorit. Punëdhënësi duhet të ndalë në burim edhe 5% nga paga bruto e punëtorit, dhe t’i paguajë ato menjëherë në formë të kontributeve pensionale.

Në rastet kur i punësuar është pensionuar atëherë atëherë në mënyrë automatike sistemi elektronik EDI kërkon që për këtë person të mos paguhen kontributet pensionale, përderisa pagesa e tatimit në paga mbetet e obligueshme për punëdhënësin.

Tatimi i mbajtur në burim për paga është shuma e caktuar e parave që biznesi ndal nga paga bruto në emër të punëtorëve. Pagat e të punësuarve nga punëdhënësi primar tatohen sipas shkallëve tatimore: 0% për të ardhurat mujore nga 0 – 80 Euro, 4% për ardhurat mujore nga 80-250 Euro, 8% për të ardhurat mujore 250-450 Euro, dhe 10% për të ardhurat nga 450 Euro e tutje. Për pagat nga punëdhënësi sekondar norma tatimore është 10%.

Si mund ta verifikoni a je punëtor i deklaruar në ATK?

Në vazhdën e aktivitetve dhe veprimeve për formalizimin e punëtorëve në Kosovë, ATK-ja me datë 30.12.2021 ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikiin e punëtorëve nëse janë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi i tyre. Këtë aplikacion mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së: https://apps.atk-ks.org/regemployer

Aplikacioni i lartcekur është i thjeshtë, i lehtë për përdorim dhe kërkon pak të dhënë për të verifikuar një punëtorë nëse është i deklaruar nga punëdhënësi i tij. Në rast se punëtori verifikon se nuk është është i deklaruar nga punëdhënësi, atëherë puntëroi përmes këtij aplikacioni mund të raportoj punëdhënësin e tij duke klikuar në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpie në formularin për denoncimin e punëdhënësit.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve.

ATK-ja i ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet që të ulen statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.

Si mund të verifikoni nëse u janë paguar kontributet pensionale?

Çdo i punësuar në Kosovë permes regjistrimit në https://online.trusti.org/ më mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë mund të verifikoj pagesën e kontributit pensional nga punëdhënësi i tij. Pas hapjes së llogarisë tuaj në e-Trusti ju mund t’i shihni të gjitha transaksionet që janë realizuar në punëdhënësi për pagesën e trusitit pensional.

Është shumë me rëndësi që të punësuarit përmes eTrustit të verifikojnë se a janë duke u paguar me rregull kontributet pensionale, për faktin ATK-ja gjatë vitit 2020 ka gjetur se një numër i bizneseve në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo këto kanë mbetur të papaguara.

Në rastin kur konstatohet se punëdhënës ka shkelur nenin 7 paragrafi 4 të Ligjit punës për pagesën e kontribiteve pensionale, atëherë do të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 7,000 Euro.

Cilat janë ndëshkimet për mosdeklarim të punëtorve në ATK?

Në rastin kur konstatohet se punëdhënësi nuk e ka deklaruar të punësuar në ATK, atëherë ATK-ja do të aplikohet ndëshkimet dhe interesin për mosdeklarim.

Dështimi për të paraqitur një deklaratë me kohë do të rezultojë në paraqitjen e një ndëshkimi për vonesë. Kjo shumë është 5% e tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit që është vonuar, deri në 25% të tatimit të papaguar.

Dështimi për të paguar tatimet me kohë do të rezultojë me një dënim prej 1% të bilancit të tatimit të detyruar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën pagesa është vonuar, deri në një maksimum prej 12 muajsh. Ky ndëshkim aplikohet pasi të përfundon ndëshkimi i aplikuar në paragrafin e mësipërm.

Interesi do të ngarkohet për shumat e papaguara prej 1.25% në muaj apo pjesë të muajit nga data kur tatimi është papaguar, dhe duke përfshirë datën kur tatimi është paguar.

Punëdhënësi i cili nuk ka mbajtur në burim apo nuk ka paguar tatimin e mbajtur në burim do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej njëzetepesë përqind (25%) në dallimin në mes të shumës së saktë të tatimit që kërkohet të paguhet dhe shumës së tatimit që në të vërtetë është paguar.

Punëdhënësi i cili nuk ka mbajtur në burim apo nuk ka paguar kontributet pensionale në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej njëzetepesë përqind (25%) në dallimin në mes të shumës së saktë të tatimit që kërkohet të paguhet dhe shumës së tatimit që në të vërtetë është paguar.

Cilat janë ndëshkimet nga Inspektorati i Punës ndaj punëdhënësve për shkak të punëtorëve pa kontrata të punës?

Në kohet e fundit vërehet një shtim i aktivitit të Inspektoratit të Punës përmes realizimit të vizitave inspektuese te punëdhënësit të cilët dyshohen se kanë të punësuar punëtorë pa kontrata të punës.

Këto aksione janë filmuar nga KALLXO.com dhe janë shfaqur në emisionin “Kallxo Pernime”.

Qëllimi i këtyre inspektimeve është verifikimi i punëtoreve dhe konstatimi i faktit nëse të njëjtit janë duke punuar me apo pa kontratë pune.

Shtimi i këtyre inspektimeve nga Inspektorati i Punës, ka ndikuar në shtimin e formalizimit të punësimit përmes lidhjes së kontratave të punës.

Në rastin kur konstatohet se punëdhënësi ka të punësuar punëtor pa kontratë të punës atëherë punëdhënësi do të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri 7,000 Euro.

Punësimi i shtetasve të huaj në Kosovë dhe ndëshkimet nga Inspektorati i Punës në rastet e shkeljes së Ligjit për të huajt

Emigracioni i popullsisë nga Kosova që ka përfshirë kryesisht të rinjtë, po ndryshon edhe strukturën e popullsisë në vend dhe në këtë mënyrë ka lind nevoja për punësimin e shtetasve të huaj me qëllim që të plotësohen vendet e lira të punës.

Viteve të fundit vërehet një trend në rritje për punësimin e punëtorëve të huaj nga Bangladeshi, India dhe Turqia.

Mirëpo pavarësishtë nevojes në rritje për punësimin e shtetas të huaj në Kosovë, bizneset kosovare duhet të jenë shumë të kujdeshme në respektimin e dispozitave ligjore për punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë, me rastin me punësimit të shtetasve të huaj.

Në rast se një Inspertorati i Punës konstaton se punëdhënësi ka punësuar të huaj i cili nuk ka leje për qëndrim dhe punë ose nuk ka vërtetim për lajmrim të punës, atëherë ky punëdhënës do ndëshkohet me gjobë në shumë prej 20,000.00 deri në 40,000.00 Euro për çdo të huaj të punësuar.

Pra, nëse një punëdhënës ka punësuar 5 shtetas të huaj të cilët nuk kanë leje qëndrim dhe punë ose nuk ka vërtetim për lajmirim të punës, atëherë punëdhënësi për punësimin e 5 shtetasve të huaj do të dënohet së paku 100,000.00 Euro.

Gjoba e lartcekur është përcaktuar me Ligjin për huajt dhe për shqiptimin e këtyre gjobave kujdeset Inspektorati i Punës. Bazuar në shtimin e punësimit të shtetasve të huaj, vërehet një shtim i inspektimeve dhe shtim i ndëshimeve të Inspektoratit të Punës ndaj biznesve të cilat nuk respektojnë Ligjin për të huajt, gjatë punësimit të shtetasve të huaj në Kosovë.

Deklarimi i pagave dhe tatimit në paga në rastet e kontratave mbi vepër apo për shërbime të veçanta

Të gjithë personat fizik afarist dhe personat juridik janë të obliguar që të mbajnë tatimin në burim edhe për:

  • Pagesat që u bëhen personave jo afarist që kanë marrëveshje, kontratë mbi vepër apo për shërbime të veçanta; (sipas shkallëve tatimore për punëdhënësin primar apo 10% për punëdhënësin sekondar)
  • Pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, etj. të bëra për personat fizik jo afarist; (sipas shkallëve tatimore për punëdhënësin primar apo 10% për punëdhënësin sekondar)
  • Pagesat për shërbimet profesionale, teknike, shërbime të menaxhimit, shërbime financiare të bëra për personat fizikë jo afarist; (sipas shkallëve tatimore për punëdhënësin primar apo 10% për punëdhënësin sekondar).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           Ky artikull/raport është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenuara në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij artikulli  është përgjegjësi e ATRC dhe BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.