Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Rahovec, një person raporton se nën kërcënimin e armës i vodhën para, telefon dhe çelësat e veturës
25.4.2026 - 10:22
Një person në Rahovec dje me 24.04.2026 ka raportuar në Polici, se derisa ishte duke lëvizur me veturë është ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur 430 euro para, një telefon celular dhe çelësin e veturës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka raportuar se njëri nga të dyshuarit gjatë incidentit ka shtënë me armë në tokë.
“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.