Ilustrim: Foto: MakeUseOf

Qytetari nga Shtimja e dorëzon në polici telefonin që e gjeti në rrugë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur së një 41-vjeçar nga Shtimja, e ka dorëzuar në polici, një telefon që e kishte gjetur në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc).

Sipas policisë rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45.

Policia bën të ditur se telefoni celular është “Iphone” si dhe ka lutur pronarin e vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që t’i kthehet telefoni i humbur .

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH. për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.