Qytetarët të kënaqur me shërbimet e ofruara nga gjykatat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj se puna të cilën është duke e zhvilluar në këto rrethana aktuale është vlerësuar nga qytetarët me 90 % të shkallës së kënaqshmërisë në platformën e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në të cilën platformë mund të qasen të gjithë të interesuarit për t’i shprehur bindjet e tyre lidhur me shërbimet e marra nga gjykata.

Më 15 mars, qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin me të cilin ka reduktuar aktivitetet e saj në përpjekje të parandalimit të shpërndarjes së virusit COVID 19.

Megjithatë gjatë kësaj periudhe kohore gjykata e Prishtinës thotë se ka vazhduar aktivitetin e saj duke kryer të gjitha rastet urgjente të cilat nuk durojnë shtyrje, të gjitha departamentet dhe divizionet kanë funksionuar përmes gjyqtarëve kujdestarë.

“Edhe pse në situatë pandemike shkrimoret e gjykatës kanë funksionuar duke pranuar aktakuza, padi, ankesa si dhe gjitha shkresat e ndryshme duke sistemuar dhe regjistruar në regjistrat zyrtar, përfshirë këtu edhe në sistemin informativ të menaxhimit të lëndëve SMIL”, thuhet .

Gjykata tha se në çdo kohë brenda orarit zyrtar të punës ka funksionuar kujdestaria nga referentët, zyrtarët e të hyrave, vozitësit, fletë dorëzuesit, rojet e sigurimit dhe zyrtarët tjerë të cilët kanë bërë të mundur funksionimin e gjykatës në rrethanat në të cilat gjendet vendi ynë dhe jo vetëm, si pasojë e Coronavirusit.

Me kërkesat e qytetarëve janë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshohen certifikata të hetimeve dhe certifikata për subjekte ekonomike.

Edhe pse në rrethana pandemike gjykata me qëllim të transparencës së punës së saj ka vazhduar me publikimin e Aktgjykimeve, respektivisht ka vazhduar të jetë prijëse duke publikuar numrin më të madh të Aktgjykimeve në portalin KGJK-së.

“Kjo punë në këto rrethana aktuale është vlerësuar nga qytetarët në matjen e kënaqshmërisë së punës së gjykatave në Republikën e Kosovës duke vlerësuar me mbi 90% shkallën e kënaqshmërisë në shërbimet e gjykatës në platformën e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në të cilën mund të qasen të gjithë ata që janë të interesuar të shprehin bindjet e tyre lidhur me shërbimet e marra nga gjykatat”, thuhet në njoftim të Gjykatës në Prishtinë.

Po ashtu, me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë – (USAID/JSSP), D+ dhe ACDC kanë zhvilluar një anketë me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave dhe me avokatë.

Në pyetjen se sa është e lehtë të merrni informata nga gjykata për rastin tua, 66% e të anketuarve janë përgjigjur me “e lehtë” ndërsa 34% “e vështirë”.

Në anketë Gjykata në Ferizaj sa i përket transparencës është ranguar e para për dallim nga Gjykata e Prishtinës e cila rezulton të jetë e 6 me radhë sipas numrit rendor të transparencës.

Në pyetjen në anketë se “ Qe sa kohë është hapur rasti juaj në gjykatë”?

Përgjigja nga anketa e shprehur në përqindje rezulton të jetë 60 % më pak se dy vite ndërsa më pak se 40 % më shumë e tri vite.

Në pyetjen se a jeni të kënaqur me kohën që ka marr ( po merr) shqyrtimi i rastit tuaj përgjigja rezulton të jetë po ashtu me përqindje ku 56 të pakënaqur dhe ndërkaq 44 % të kënaqur.

Më tutje në pyetjen se a mendoni qe jeni trajtuar fer nga gjykatësi përgjigja është dhënë me 71 % po ndërsa 16 % jo.

Më tutje në anketën të cilën me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë – (USAID/JSSP), D+ dhe ACDC, Gjykata Themelore në Prishtinë është renditur e 7 apo e fundit për sa i përketë efikasitetit krahasuar me gjykatat e tjera e në ve33anti Gjykatën Themelore në Pejë e cila rezulton të jetë e para.