Foto: Ilustrim

Qeveria nuk e hap tregun e kafshëve dhe të veturave

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për masat e reja për COVID-19.

Prej më shumë se 20 masave të marra në mbledhjen e djeshme është edhe ajo e ndalimit të veprimtarisë në tregjet e kafshëve dhe veturave.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejoj mbajtjen e tregjeve për këto dy veprimtari.

“Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është njëri nga vendimet e Qeverisë së Kosovë, si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Këto janë masat reja anti-COVID-19

.