Rama njofton se tregu i veturave dhe autoshkollat do të vendosen në lokacion të ri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot për fillimin e punimeve për rregullimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ai ka njoftuar se kanë filluar punimet për parkingun e madh në hyrje të Prishtinës.

Rama ka bërë të ditur se tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në rrugën për Fushë-Kosovë por do të zhvendoset në “Kodrën e Trimave”.

Po ashtu, sipas tij, autoshkollat do të zhvendosen nga Stacioni i Autobusëve në lokacionin i cili do të rregullohet në “Kodrën e Trimave”.

Ai ka publikuar një video duke parë nga afër punimet, ndërsa ka thënë se komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur të përmbyllet ky projekt.