PDK në Skenderaj nuk ndien për vendimet e shtetit, shkel masat dhe rrezikon shëndetin publik

Dhjetëra persona janë mbledhur në një tubim të organizuar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, në fshatin Rezallë.

Në fotografitë e postuara në Facebook nga vetë Nura përveç numrit të lartë të pjesëmarrësve shihet se shumica prej tyre nuk mbajnë maskë as distancën që janë të domosdoshme si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shkelja e këtyre masave është e dënueshme me Ligjin anti-COVID-19.

Kjo nuk është hera e parë që po shkelen masat nga PDK-ja në Skenderaj.

Në anën tjetër, vendi është duke u ballafaquar me numër të lartë të të vdekurve e të infektuarve nga COVID-19.

Brenda 24 orëve në nivel vendi 23 qytetarë kanë vdekur nga coronavirusi si dhe 424 kanë rezultuar të infektuar.