Foto-ilustrim

Prokuroria e Pejës jep detaje për vrasjen në Klinë

Një person ka vdekur ndërsa dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sonte rreth orës 20:45 në fshatin Volljakë të Klinës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa dy persona janë plagosur. Në vend të ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pejës dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

Sipas Policisë në Pejë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një i vrarë e një i plagosur