Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një i vrarë e një i plagosur

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sonte rreth orës 20:45 në fshatin Volljakë në Klinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Rreth orës 20:43 minuta policia e stacionit policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Volljakë, në afërsi të restoranteve “Guri i zi” dhe “Villa Park”, janë njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vend të ngjarjes Policia ka kuptuar se dy persona janë të lënduar, janë dërguar në emergjencën në Klinë, pastaj në spitalin rajonal në Pejë dhe aty mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njëres nga viktimat. Policia është në vend të ngjarjes dhe në kërkim të dyshuarve”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.