Prizren, dy raste të lëndimeve trupore

Një person nga komuna e Prizrenit ka raportuar në Polici se me datën 21 tetor deri sa ka qenë në rrugë është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 19:00

Ndërsa po ashtu në Prizren një person i moshës së mitur ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, viktima nga sulmi i pësuar ka pranuar tretman mjekësor.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga ana e organeve kompetente.