Aksidenti, Foto: KALLXO.com

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë. Tre persona mbetën  të lënduar nga ky aksident, ka bërë të ditur Policia.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Tutje ajo tha se të lënduarit janë ndërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka sjell pamje nga aksidenti.