Drenas, babai e përzë vajzën nga shtëpia, kjo e fundit alivanoset

Raportohet se një burrë është shoqëruar për në Stacionin Policor në Drenas nën dyshimet se e ka dëbuar vajzën e tij nga shtëpia.

Vajza nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF.

Ngjarja ka ndodhur në Komunë  e Drenasit gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40 minuta.

Me vendim të prokurorit, palët pas intervistës janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.