Foto: Ilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar së janë raportuar shtatë raste të dhunës në 24 orët e fundit në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Tri raste janë raportuar në Gjakovë, dy në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Vushtrri.

Në Prishtinë dyshohet se djali ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes se tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50, dhe sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij është arrestuar edhe një burrë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 dhe viktima ka refuzuar të merr tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një grua në fshatin Oshlan në Vushtrri dje ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas PK-së, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë dje janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Një grua është arrestuar nën dyshimin që kishte kanosur përmes telefonit ish burrin e saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë dyshohet se prinderit kanë bërë presion verbal ndaj vajzës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30 dhe Policia ka arrestuar dy të dyshuarit.

Sipas Policisë është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) pasi që viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Një grua në Gjakovë ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:45.

I dyshuari jeton në Gjermani. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima së bashku me fëmijët e sajë është vendosur në vend të sigurt, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.