Bixhozi ilegal, arrestohen 30 persona

Janë raportuar pesë raste të organizimit të lojërave të fatit në 24-të orët e fundit në 3 qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Gjilan janë raportuar dy raste. Në rrugën “Xheladin Kurbaliu” raportohet se është arrestuar një person pasi që dyshohet se në lokalin e tij dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit. Në momentin e arrestimit janë konfiskuar edhe 295.60 euro si dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Po ashtu në Gjilan raportohet se është arrestuar një person pasi që në lokalin e tij dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz.  Po ashtu janë konfiskuar 300 euro para të gatshëm, dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Komunën e Kaçanikut raportohet se një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që në lokalin e tij dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Gjatë arrestimit janë konfiskuar 70 euro para të gatshëm, letrat e bixhozit dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Kaçanik raportohet se një person është shoqëruar në stacionin policor.

Personi i arrestuar në lokalin e tij dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz.

Po ashtu janë konfiskuar 112 palë letra bixhozi. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Komunën e Gjakovës raportohet se njësitë policore në një lokal kanë hasur duke luajtur lojëra të fatit 26 persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit në lokal nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orës policore. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.