Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, vidhen para nga arka e xhamisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona dyshohet se kanë vjedhur para nga arka e xhamisë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 14:10.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti duke u hetuar nga njësitë policore.