Ilustrim
Prishtinë, mosmarrëveshja në trafik që qoi deri te rrahja
24.5.2025 - 10:10
Dy persona të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit sipas policisë kishin sulmuar një person.
Ngjarjes i kishte paraprirë një mosmarrëevshje në trafik.
Rasti u regjistrua më 23.05.2025 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar edhe se të dyshuarit për shkak të një mosmarrëveshje në trafik kishin sulmuar viktimën dhe i kishin shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa për rastin u njoftua edhe prokurori i shtetit.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa është iniciuar vepër penale ndaj tyre për lëndim të lehtë trupor.