Prishtinë - Granti 5 milionë eurosh, Komuna vonohet në publikimin e listës së biznesve përfituese

Lista e përfituesëve të grantit prej 5 milionë eurove nga Komuna e Prishtinës për biznese të vogla që janë prekur nga pandemia COVID-19, nuk është bërë ende publike.

Aplikimi për këtë grant ka filluar më 23 nëntor dhe ka qenë i hapur deri më 3 dhjetor.

Komuna gjatë asaj kohe deklaroi se lista e përfituesëve nga ky grant do bëhej publike më datë 7 dhjetor, por deri tani nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Miranda Mullafazliu nga zyra për informim e komunës së Prishtinës, për KALLXO.com ka thënë se kurdo që të jetë gati lista, do publikohet.

Sa i përket vonesës, Mullafazliu ka thënë se nuk ka njohuri pse ka ndodhur kjo.

“Lista e përfituesëve kur të jetë gati do të publikohet, lidhur me arsyen pse nuk ka dalur në datën e përmendur nga Komuna, nuk kam njohuri”, ka thënë Mullafazliu.

Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia ka mundur të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

Veprimtaria e biznesit që ka aplikuar duhej të ishte në listën e veprimtarive të ndaluara gjatë këtij viti apo në veprimtaritë që indirekt janë prekur negativisht nga mbyllja.

Prishtinë, fondi 5 milionësh për biznese nis zbatimin nga e hëna