
Policia jep detaje për operacionin e bastisjeve në veri
29.9.2023 - 08:35
5 bastisje në 3 komuna janë kryer në disa objekte që nga orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës sot në veri të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se janë kryer tashmë shumica e bastisjeve nga ekipet policore.
Në këto bastisje ka pasur prona edhe të Millan Radoiçiq që janë kontrolluar.
Përveç policisë edhe prokuroria është në vendin e ngjarjes.