
Policia në pronat e Millan Radoiçiq
29.9.2023 - 08:10
Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. I njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.
KALLXO.com meson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grey”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.