
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia identifikon tre të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj
21.9.2023 - 18:55
Policia e Kosovës sot ka identifikuar tre persona që po dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj, e të cilët ishin në kërkim të PK-së.
Në njoftimin e Policisë është thënë se sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Prizren janë identifikuar tre të dyshuarit.
Tutje është thënë se aktualisht hetuesit policorë të stacionit “Qendra”, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse.
Po ashtu Policia ka falënderuar mediat e qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.