(Foto ilustrim)

Policia arreston 6 persona në një familje në Prishtinë, penguan forcat e rendit gjatë detyrës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten gjashtë persona te një familje.

Rasti ndodhi në Prishtinë ndërsa, sipas forcave të rendit, ata penguan pjesëtarët policorë derisa ata ishin në detyrë.

“Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te  shtëpia e prindërve të saj” – thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.