Foto nga aksioni i policisë, i transmetuar në KallxoPernime

Plantacionet e drogës në Dukagjin, aktakuzë ndaj 7 personave

Prokuroria e Pejës, të premten ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave nën dyshimin për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës dhe kanabisit.

Kallxo.com kishte transmetuar pamje nga aksioni i policisë ku ishte gjetur kjo sasi e drogës, në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas këtij njoftimi të prokurorisë, janë kultivuar 177 bimë narkotikëve, dhe shitje të 100 kilogramëve marihuanë.

Përveç marihuanës, substanca tjetër narkotike kishte kokainë në sasi prej gjysëm kilogrami.

Të akuzuar janë Gojart Jahelezi, Etnik Merturi, Zymer Mehmetaj, Agim Jahaj, Elbasan Jahaj, Fahri Deçani, dhe Gazmend Zekaj.

Sipas prokurorisë Gojart Jahelezi, Etnik Merturi, Zymer Mehmetaj, Elbasan Jahaj dhe Agim Jahaj, kanë vepruar si anëtarë të grupit nga fundi i majit të vitit 2022 deri më 29 shtator të këtij viti kanë kultivuar 100 kilogramë marihuanë të cila ishin të gatshëm për shitje.

Aty ishin duke u kultivuar edhe 177 bimë tjera me gjatësi 3.5 metra, të cilat ishin shkatërruar me urdhër të prokurorit.

Gojart Jahelezi akuzohet se ka poseduar gjysëm kilogrami kokainë me qëllim të shitjes, të ndara në 4 qese.

Kurse, Fahri Deçani dhe Gazmend Zekaj akuzohen për dhënie të ndihmës në kryerje të veprave penale të shitjes së narkotikëve e kultivimit të tyre.

Zymer Mehmetaj akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë- gjithnjë sipas njoftimit të prokurorisë.