Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Elshani: I pritshëm dështimi i votimeve në veri

Arianit Elshani, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  (KQZ), në emisionin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se ka pritur dështimin e procesit të largimit të kryetarëve të katër komunave veriore.

“Zhvillimet që i kemi pa por edhe vështirësitë që i kemi pas si KQZ për organizimin e procesit, ka qenë e pritshme që jo vetëm nga ne por edhe nga qytetarët që procesi i votimit të mos shkoj qysh ka shku më parë”- deklaroi Elshani.

Tutje ai shtoi se ky proces u përdor edhe për të provuar vendosjen e kamerave në vendvotime.

Elshani për kabinat e votimit të kthyera nga anëtarët e vendvotimit, thotë se është bërë qëllimisht që të pamundësohet fotografimi i votave.

Kurse, redaktori menaxhues në KALLXO.com, Kreshnik Gashi deklaroi se ishte gabim kthimi i kabinave të votimit në anë të kundërt pasi sipas tij “lehtë shihet se kë po e votojnë qytetarët.”

Detaje rreth procesit të votimeve në veri:

Lajm në zhvillim – Votimi pro/kundër për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri