Emisioni "Dezinformimi në shkolla", Foto: KALLXO.com

LIVE - Dezinformimi në shkolla

Në emisionin “KallxoPërnime” ndiqni debatin mbi temën “Dezinformimi në shkolla”.

Një panel ekspertësh sjellin detajet për dhunën në internet dhe detaje se pse shkollat në Kosovë dështojnë në edukim medial. Po ashtu, do të diskutohet edhe për sfidat e parandalimit të dhunës në shkolla.

Temë tjetër që do të trajtohet në këtë emision janë edhe rreziqet nga grupet e mbyllura të Telegram-it, Instagram-it e TikTok-ut.

Për këto tema do të diskutojnë: Shqipe Gashi nga MASHTI; Lindita Tahiri, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës; Visar Islami nga Këshilli i Prindërve të Kosovës dhe Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.