Polagosje në Prishtinë/15.02.2024. Foto: KALLXO.com

Plagosja në Prishtinë, xhami i veturës i thyer e policë me armë të gjata - Çka dihet deri më tani për rastin?

Forenzika, Policia e prokurori kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin ku sonte, më 15.02.2024, me armë zjarri u plagosën dy persona.

Në vendin e ngjarjes deri vonë ka qëndruar vetura në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

KALLXO.com sjell foton e veturës. Xhami i veturës nga ulësja në anën e pasagjerit është i thyer.

Polagosje në Prishtinë/15.02.2024. Foto: KALLXO.com

Policia konfirmoi për KALLXO.com se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Lidhur me rastin, tre persona janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.

Sipas Policisë, ende nuk dihen shkaqet e rastit.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive të Policisë kanë shkuar Forenzika, prokurori kujdestar dhe autoambulancat.

Për rastin Policia njoftoi se është informuar rreth orës 21:00.

KALLXO.com ka tentuar të marrë informata nga QKUK për gjendjen e të plagosurve por nuk ka marrë përgjigje.

Plagosja në Prishtinë, Policia, prokurori, autoambulanca e Forenzika në vendin e ngjarjes