Plagosja në Prishtinë, Policia, prokurori, autoambulanca e Forenzika në vendin e ngjarjes

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sonte, më 15.02.2024, në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zëdhënësja tha se informacionin e kanë pranuar rreth orës 21:00.

Sipas zëdhënëses, tre persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë, prokurori kujdestar, autoambulanca dhe Forenzika.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prishtinës, Zejnullah Gashin.

Ai ka treguar se prokurori kujdestar është vendin e ngjarjes dhe se për momentin nuk ka ndonjë info shtesë.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kam ndonjë detaj shtesë” – ka thënë për KALLXO.com kryeprokurori i Prishtinës.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

www.kallxo.com