Foto-ilustrim

Plagoset me armë zjarri një person në Qirez të Skenderajt

Një person është plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Qirez të Skenderajt rreth orës 20:00.

Policia ka konfirmuar informacionin e KALLXO.com për rastin.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima e ka plagosur veten me armë gjahu.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.com se i plagosuri ka kërkuar tretman në qendrën mjekësore në Skenderaj.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një  person i moshës madhore si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj”- ka thënë Zahiti.

Zahiti ka thënë se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin.