Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë - tre persona dërgohen në mbajtje

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në Polici gjatë së dielës.

Dy raste u regjistruan në Prishtinë kurse nga një rast në Shtime, Prizren dhe Leposaviq.

Në njërin rast në Prishtinë ankuesi raportoi se e dyshuara ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës kosovar, e dyshuara pas intervistimit u lirua. Në rastin tjetër i dyshuari u arrestua sepse sulmoi fizikisht dy viktimat gra, në këtë rast i arrestuari u dërgua në mbajtje.

Rasti i Shtimes ishte me një të dyshuar mashkull i cili u dërgua në mbajtje pasi sulmoi vizikisht viktimën kosovare.

Viktima në Prizren u ankua në Polici se u sulmua nga i dyshuari i cili u arrestua dhe u dërgua në mbajtje kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dehur dëmtoi orenditë në shtëpi i dyshuari në Leposaviq. Viktima e raportoi në Polici ku edhe u intervistua i dyshuari, me vendim të prokurorit, i arrestuari u lirua në procedurë të rregullt.