Partia e Aleksandar Jabllanoviq me thirrje për qytetarët serbë që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë
Partia e Serbëve të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, i cili do të fillojë nga nesër, më 05.04.2024 e do të vazhdojë deri më 17.05.2024.
Sipas një njoftimi të kësaj partie është thënë se ky proces nuk është një regjistrim i popullsisë, por sipas tyre është dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe sipas tyre për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.
Kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës është Aleksandar Jabllanoviq.
“Bojkotojeni regjistrimin e ardhshëm, mos e jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, plotësisht shmangni dhe injoroni të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë” – u tha në njoftimin e kësaj partie.
Tutje u tha se procesi i Regjistrimit të Popullsisë është i papranueshme për ta dhe vjen në momentin më sfidues politik dhe të sigurisë.
Sipas kësaj partie, ky proces po zhvillohet në momentin më të pafavorshëm për serbët në Kosovë.
“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë për shkak të aktakuzave të montuara, kërcënimeve dhe terrorit të Qeverisë së Kosovës dhe veprimeve të njësisë speciale të PK-së, janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre përkohësisht me familjet e tyre” – thuhet tutje në reagim.
Për më shumë se një muaj në Kosovë do të zhvillohet procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).
Ky proces do të fillojë nesër, më 05.04.2024 e do të vazhdojë deri më 17.05.2024.
Agjencia e Statistikave të Kosovës në prag të fillimit të këtij projekti ka thënë se pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor.
“Duke u siguruar që ju dhe familja juaj të numërohen, ju shprehni praninë tuaj dhe kontribuoni në formësimin e së ardhmes sonë” – tha ASK.
Sipas një njoftimit të Agjencisë, Regjistrimi i Popullsisë nuk është vetëm një numërim i popullsisë, por sipas saj është një përpjekje gjithëpërfshirëse që paraqet një pamje të detajuar se kush jemi, ku qëndrojmë dhe ku mund të shkojmë.
Për më shumë se një muaj në Kosovë do të zhvillohet procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).
Ky proces do të fillojë nesër, më 05.04.2024 e do të vazhdoj deri më 17.05.2024.
Agjencia e Statistikave të Kosovës në prag të fillimit të këtij projekti ka thënë se pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor.
“Duke u siguruar që ju dhe familja juaj të numërohen, ju shprehni praninë tuaj dhe kontribuoni në formësimin e së ardhmes sonë” – tha ASK.
Sipas një njoftimit të Agjencisë, Regjistrimi i Popullsisë nuk është vetëm një numërim i popullsisë, por sipas saj është një përpjekje gjithëpërfshirëse që paraqet një pamje të detajuar se kush jemi, ku qëndrojmë dhe ku mund të shkojmë.
Më 5 prill fillon regjistrimi i popullsisë, ASK thotë se pjesëmarrja është obligim qytetar