Prishtina 2023

Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja

ASK: Deri më 21 prill janë regjistruar mbi 500 mijë qytetarë në Kosovë

Mbi gjysmë milioni qytetarë janë regjistruar në dy javët e para në Kosovë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media lidhur me regjistrimin e popullsisë qëka nisur që nga 05.04.2024.

Te dhënat i bëri të ditura u.d kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

“Deri dje (21.04.2024) janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë, dhe janë regjistruar mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë, po flasim për popullsinë rezidente”- tha ai.

Kastrati shtoi se deri më tani procesi ka kaluar sipas planit dhe parashikimit që e ka bërë ASK-ja.

Ai shtoi se edhe komuniteti serb po merr pjesë në regjistrim.

“Të gjitha zonat në Kosovë janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe të gjitha komunitet. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat”- shtoi kryeshefi i ASK-së.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë do të vijojë deri më 17.05.2024.