Pak muaj pasi u shtrua, riparohet asfalti në rrugën 'Agim Ramadani' - VIDEO

Në disa pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në kryqytet kanë filluar prapë intervenime në asfalt, anipse, kjo rrugë ishte asfaltuar vitin e kaluar në kuadër të projektit për rikonstrumin e kësaj rruge.

Në redaksinë e KALLXO.com sot kanë arritur disa fotografi dhe video në të cilat shihen se disa pjesë të asfaltit janë prerë.

Gjithashtu në pamje shihen edhe disa punëtorë duke intervenuar në rrugë. Qytetari që ka dërguar fotografitë dhe videot ka thënë se shmangia e asfaltit të prerë nga vozitësit po krijon edhe kolona.

Së për çfarë punimesh saktësisht bëhet fjalë, KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë kontraktuese për projektin “rikonstruktimi i rrugës Agim Ramadani”. Mirëpo, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Në këtë rrugë po planifikohet edhe ndërtimi i tunelit i cili pritet të lidh pjesën e vjetër të qytetit me qendrën.

Më poshtë gjeni pamjet nga rruga Agim Ramadani