Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina fillon procedurat për ndërtimin e tunelit në rrugën 'Agim Ramadani'

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” i cili pritet të lidh pjesën e vjetër të qytetit me qendrën, ka hyrë në proces të prokurimit.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur tender për ndërtimin e këtij tuneli, i cili do jetë i gjatë 300 metra.

Për këtë projekt Komuna ka ndarë 2.8 milionë euro.

Kjo kontratë është duke u ekzekutuar përmes procedurës së kufizuar.

Kriter për dhënie të tij, sipas njoftimit nga zyra e prokurimit do të jetë, tenderi ekonomikisht më i favorshëm në drejtim të çmimit dhe mirëmbajtjes.

Operatorët ekonomik do mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre deri më datë 10 shkurt 2021.