Karaçevë - 18.09.2020, Foto: Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Operacioni i Karaçevës- Policët me uniformë  arrestohen nga kolegët

Mbrëmë  në  një  aksion 11 orësh për prishjen e rrjetit të  kazinove në  Karaçevë janë  arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për pjesëmarrje në  këtë  aktivitet të  jashtëligjshëm.

Në  mesin e të  arrestuarve ka pasur edhe policë  në uniformë , të  cilët u arrestuan nga kolegët e tyre nën dyshimin se kanë  ndihmuar që kazinot në zonën neutrale të  Karaçevës të  merrnin hov.

Gjashtë policë nga Rajoni i Policisë Kufitare të  Jugut janë arrestuar mbrëmë derisa ishin në uniformë.

Operacioni u zhvillua mbrëmë dhe ishte i organizuar nga Prokuroria e Gjilanit së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfiskuar qindra aparate të kazinove ndërsa prapa kanë lënë 12 objekte të rrënuara.

 

FOTOGALERI: Shkatërrimi i rrjetit të kazinove në Karaçevë